• Friday, 17 January 2025

Hapësira ajrore e Rumanisë u shkel gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës

Hapësira ajrore e Rumanisë u shkel gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës

Bukuresht, 17 janar 2025 (MIA) - Hapësira ajrore kombëtare e Rumanisë u shkel gjatë sulmit të mbrëmshëm rus ndaj Ukrainës, ndërsa zona e hyrjes së mundshme të dronëve është identifikuar në afërsi të kufirit, në qarkun juglindor Tulçea, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes në Bukuresht.

Rumania, anëtare e NATO-s, ngriti dy aeroplanë luftarak për të monitoruar sulmin ajror.

Rënia e pjesëve të dronëve de shkelja e hapësirës ajrore të Rumanisë janë një dukuri e rregullt gjatë një viti e gjysmë të fundit, pasi Rusia sulmoi infrastrukturën e portit ukrainas në lumin Danub, citojnë agjencitë. sa/

Foto. EPA