• Friday, 10 May 2024

Hamasi kërkon që Izraeli t'i sqarojë kushtet e veta për armëpushimin

Hamasi kërkon që Izraeli t'i sqarojë kushtet e veta për armëpushimin

Gaza, 1 maj 2024 (MIA) - Grupi militant Hamasi sot ka kërkuar nga Katari dhe Egjipti, si ndërmjetësues në negociatat me Izraelin, që të sqarojnë kushtet e delegacionit izraelit për marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve.

Një përfaqësues zyrtar i njohur me negociatat ka deklaruar për "Tajms of Izrael" se Hamasi dëshiron kushte të qarta për kthimin e pakushtëzuar të palestinezëve të zhvendosur në Gazën veriore.

Hamasi gjithashtu dëshiron të sigurojë që faza e dytë e marrëveshjes do të përfshijë bisedime për tërheqjen graduale dhe të plotë të trupave izraelite nga Rripi i Gazës.

Marrëveshja aktuale nuk specifikon se kush dhe kur do të lejohet të kthehet në Gazën veriore.

Marrëveshja e deritanishme ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, në disa faza, përfshin lirimin e 33 pengjeve në këmbim të ndërprerjes së armiqësive dhe lirimin e qindra të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite. mb/

Foto: MIA