Hamasi: Është arritur marrëveshje me Vitkofin për marrëveshje preliminare për ndërprerje të zjarrit me Izraelin
- Lëvizja militante palestineze Hamas kumtoi se kanë arritur marrëveshje me prëfaqësuesin e posaçëm të SHBA-së për Lindjen e Afërt, Stiv Vitkof, për "kornizën e përgjithshme" për marrëveshje për ndërprerje të zjarrit me Izraelin dhe se tani pret "përgjigje përfundimtare".
- Post By Arta Bunjaku
- 18:49, 28 May, 2025
Gazë, 28 maj 2025 (MIA) - Lëvizja militante palestineze Hamas kumtoi se kanë arritur marrëveshje me prëfaqësuesin e posaçëm të SHBA-së për Lindjen e Afërt, Stiv Vitkof, për "kornizën e përgjithshme" për marrëveshje për ndërprerje të zjarrit me Izraelin dhe se tani pret "përgjigje përfundimtare".
Hamasi në kumtesë thekson se korniza e marrëveshjes, do të sigurojë "ndërprerje të përhershme të zjarrit", tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaua, hyrje të lirë të ndihmës humanitare, si dhe komitet të teknokratëve të pavarur palestinezë të cilët do ta marrin kontrollin ndaj Rripit të Gazës, kumtoi "Tajms of Izrael".
Në kumtesë thuhet se marrëveshja do të përfshijë lirimin e dhjetë penjgeve të gjalla izraelite, së bashku me një numër të pavaktuar të kufomave të pengjeve, në këmbim të "një numri të caktuar të të burgosurve palestinezë, garantuar nga ndërmejtësit". ab/