G7 i bën thirrje Hamasit dhe Izraelit të punojnë në zbatimin e plotë të marrëveshjes për armëpushim
- Liderët e G-7 e përshkruan marrëveshjen për armëpushim në Gazë si një "lajm i rëndësishëm" dhe i bënë thirrje Hamasit dhe Izraelit të punojnë në "zbatimin e tij të plotë".
- Post By Sara Ademi
- 07:55, 17 January, 2025
Otavë, 17 janar 2025 (MIA) - Liderët e G-7 e përshkruan marrëveshjen për armëpushim në Gazë si një "lajm i rëndësishëm" dhe i bënë thirrje Hamasit dhe Izraelit të punojnë në "zbatimin e tij të plotë".
"I bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshihen në negociatat konstruktive për fazat e ardhshme të marrëveshjes që të sigurohet zbatimi i tij i plotë dhe ndërprerja përfundimtare e armiqësive", thuhet në kumtesën e tyre.
Paraprakisht, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se është arritur marrëveshje për kthimin e pengjeve që i mbante Hamasi në Rripin e Gazës.
Sipas marrëveshjes, e cila pritet të hyjë në fuqi të dielën, 33 pengje do të lirohen në gjashtë javët e ardhshme në shkëmbim të qindra palestinezëve të burgosur nga Izraeli. Pengjet tjera, duke përfshirë edhe tre ushtarë burra, duhet të lirohen gjatë fazës së dytë, e cila do të dakordohet gjatë të parës. Hamasi njoftoi se nuk do t'i lirojë pengjet tjera pa armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës. sa/
foto: Arkivi i MIA-s