Foks njuz: Trampi është presidenti më jopopullor pas 100 ditësh në Shtëpinë e Bardhë
- "Foks njuzi" amerikan dje i ka publikuar rezultatet nga anketa e fundit që tregon se Donald Tramp aktualisht është presidenti amerikan më pak i popullarizuar i shekullit të 21-të në këtë fazë të mandatit të tij.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:39, 24 April, 2025

Uashington, 24 prill 2025 (MIA) - "Foks njuzi" amerikan dje i ka publikuar rezultatet nga anketa e fundit që tregon se Donald Tramp aktualisht është presidenti amerikan më pak i popullarizuar i shekullit të 21-të në këtë fazë të mandatit të tij.
Sipas anketës pas 100 ditëve të kaluara në Shtëpinë e Bardhë rejtingu i Trampit është 44 për qind, që do të thotë më pak se Xho Bajdeni (54 për qind), Barak Obama (62 për qind) dhe Xhorxh Bush (63 për qind) në të njëjtën periudhë të presidencës së tyre.
"Foks njuz", gjithashtu thekson se popullariteti i Trampit është më i ulët edhe në krahasim me administratën e tij të parë, kur ai kishte 45 për qind mbështetje në 100 ditët e mandatit të tij.
"Foks" thekson se rënia e mbështetjes ishte më e theksuar për çështjet e ekonomisë, inflacionit dhe tarifave, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm prej 44 për qind paraqet rënie prej pesë për qind pikë në mars. Trampi më pas mori vlerësimet më të mira për sigurinë kufitare, ku me 55 për qind të të anketuarve e miratuan punën e tij. Kjo është e vetmja çështje për të cilën vlerësimi i tij është pozitiv.
Sa i përket çështjes së emigrantëve, një rekord prej 47 për qind e miratojnë punën e Trampit (48 për qind nuk e miratojnë), ndërsa vetëm 38 për qind e miratojnë punën e tij në ekonomi (56 për qind nuk e miratojnë), që është një nivel i ri i ulët.
Ai mori vlerësimet më të këqija për inflacionin (33 për qind e miratojnë, 59 për qind nuk e miratojnë), ndjekur nga tarifat (33 për qind e miratojnë, 58 për qind nuk e miratojnë), politikën e jashtme (40 për qind e miratojnë, 54 për qind nuk e miratojnë), taksat (38 për qind e miratojnë, 53 për qind nuk e miratojnë) dhe armët (41 për qind nuk e miratojnë).
Kjo anketë është befasuese sepse lajmet që portretizojnë Donald Trampin në një dritë negative nuk janë një dukuri e zakonshme në "Foks". Domethënë, ata njihen si media pro -Trampit me shembuj të shumtë të raportimeve të njëanshme në favor të tij dhe Partisë republikane si dhe të “shkëmbimit” të punonjësve mes dy partive.
Për shembull gjatë presidencës së Trampit "Foks njuz" u dha shumë më shumë hapësirë intervistave dhe raportimeve të tij pozitive, ndërsa kritikat ndaj tij ishin të rralla në kohën kryesore. qa/
Foto: X