• Tuesday, 15 October 2024

Emigrimi i qytetarëve të rinj të aftë për punë i kushton Shqipërisë miliarda euro në vit

Emigrimi i qytetarëve të rinj të aftë për punë i kushton Shqipërisë miliarda euro në vit

Tiranë, 15 tetor 2024 (MIA) – Qytetarët shqiptarë të moshës së aftë për punë, të cilët emigrojnë i shkaktojnë humbje shtetit deri 15 mijë euro, për person. Në ndërkohë, gjithsej për të gjitha ikjet vjetore humbja arrin deri 1 miliard euro.

“Shqipëria humb deri në 1 miliard euro në vit nga emigrimi i të rinjve. Shifra është publikuar në studimin e fundit të Fondacionit Westminster, i cili llogarit se për çdo person që ikën, humbja është rreth 15 mijë euro. Studimi merr në konsideratë emigrimin e 41.700 personave të larguar vitin e kaluar, prej të cilëve 37.500 ishin të aftë për punë. Duke supozuar se e kanë arritur qëllimin e tyre dhe janë punësuar menjëherë në vendin pritës, humbja e vlerës së shtuar bruto arrin në 455 milionë euro, me efekt të drejtpërdrejtë në Prodhimin e Brendshëm Bruto”, njoftojnë mediat.

E dhënë tjetër është “dëmi me investime të humbura në arsim”. 

“Një i ri i cili ka përfunduar studimet në vitin 2018 ka vlerë rreth 6.000 euro për shkollë fillore, 9.300 euro për shkollë të mesme dhe 18.300 euro për arsim të lartë. Nëse llogariten edhe shpenzimet për studime të doktoratës, ato arrijnë 32.000 euro, ndërsa largimi i të rinjve sjell humbje prej 200 deri 500 milionë euro në vit”, qëndron në studimin. 

Nga ana tjetër, përfitimet që i merr vendi nga emigrantët janë remitencat, të cilat bashkë me burime të tjera vijnë nga jashtë dhe arrijnë deri 1 miliardë euro në vit, arrijnë ta balancojnë peshën e humbjes ekonomike nga emigrimi. fc/

Fotografia: MIA