Dita e dytë e KOP29
- Dhjetëra liderë sot do të flasin në Konferencën e KB-së për ndryshimet klimatike, mes të cilëve dhe Sekretari i përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh.
- Post By Fami Bajrami
- 08:34, 12 November, 2024
Baku, 12 nëntor 2024 (MIA) - Dhjetëra liderë sot do të flasin në Konferencën e KB-së për ndryshimet klimatike, mes të cilëve dhe Sekretari i përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh.
Përfaqësues nga gjithsej 200 vende po marrin pjesë në Samitin e njohur si KOP29 i cili filloi dje në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Ata do të diskutojnë për atë se si të kontrollohet kriza klimatike dhe të zbuten pasojat e përmbytjeve më të shpeshta dhe të mëdha, cikloneve, zjarreve pyjore, valëve të të nxehtit dhe thatësisë.
Samiti, gjithashtu, ka për qëllim që t'u përgjigjet lidhjeve të reja financiare për vendet e varfra të cilët veçanërisht janë të prekura nga ndryshimet klimatike.
Disa liderë kanë vendosur të mos marrin pjesë në KOP29, mes të cilëve presidenti francez Emanuel Makron, kancelari gjerman Olaf Sholc, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe presidenti brazilian Lula da Silva, vendi i të cilit do të marrë presidencën e KOP në vitin 2025. rq/
Foto: arkivi i MIA-s