• Tuesday, 28 January 2025

Dhjetëra mijë gjermanë protestuan në Berlin kundër ndikimit të shtuar të së djathtës ekstreme

Dhjetëra mijë gjermanë protestuan në Berlin kundër ndikimit të shtuar të së djathtës ekstreme

Berlin, 26 janar 2025 (MIA) - Dhjetëra mijë gjermanë demonstruan mbrëmë para Portës së Brandenburgut në Berlin, kundër ndikimit të shtuar të së djathtës ekstreme, lajmëroi DPA.

Demonstruesit përdornin fenerë dhe telefona celularë për të krijuar, siç e quajtën organizuesit, "det prej dritash" kahëzuar kundër partisë Aletrnativa për Gjermaninë (AfD).

Sipas policisë, numri i pjesëmarrësve në protestën në kryeqytetin gjerman ishte rreth 30.000 njerëz.

Demonstratat u mbajtën një muaj para se gjermanët të dalin në zgjehdje parlamentare. Blloku nga partitë opozitare nga qendra e djathtë, kryesuar nga Fridrih Merc, është në epërsi në anketat parazgjehdore, përderisa AfD është në vend të dytë. ab/

FOTO: ЕPА