• Sunday, 25 May 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Burime palestineze: Të paktën 36 të vdekur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Burime palestineze: Të paktën 36 të vdekur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Gazë, 24 prill 2025 (MIA) - Të paktën 36 persona, duke përfshirë gjashtë anëtarë të së njëjtës familje, janë vrarë mëngjesin e sotëm nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, kumtuan burimet palestineze nga mbrojtja civile dhe spitalet. 

Spitali indonezian në Xhabalia kumtoi se ka pranuar trupat e nëntë viktimave pas një sulmi izraelit në një stacion policie në qytetin e territorit verior palestinez.

Ushtria izraelite konfirmoi se ka kryer sulm në zonën, duke specifikuar se objektivi ishin "terroristët që vepronin në qendrën komanduese dhe kontrolluese të Hamasit dhe Xhihadit Islamik".

Në sulmin e dytë ajror në një shtëpi në pjesën veriore të qytetit Gazë kanë vdekur një familje gjashtë anëtarëshe, një çift bashkshortor dhe katër fëmijët e tyre, kumtoi Mbrojtja civile.

Në disa sulme tjera kanë vdekur të paktën 21 persona, veçanërisht në Kan Junis. Al Zavaida dhe qytetin Gazë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s