• Monday, 28 April 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Bundestagu më 6 maj do ta zgjidhë Fridrih Merc për kancelar të ri gjerman

Bundestagu më 6 maj do ta zgjidhë Fridrih Merc për kancelar të ri gjerman

Berlin, 14 prill 2025 (MIA) - Bundestagu gjerman më 6 maj do ta zgjidhë konservatorin Fridrih Merc për kancelar, me çka në mënyrë definitive do t'i mbarojë mandati Olaf Sholcit, njoftoi sot Dhoma e Ulët e Parlamentit gjerman. 

Fridrih Merc (69) duhet të zgjidhet nga shumica prej 630 deputetëve në Bundestag, para se ta ndërmarrë qeverisjen nga Sholci ditën e njejtë.

Lideri i konservatorëve, fitues në zgjedhjet e fundit parlamentare, do ta udhëheqë koalicionin e formuar me Partinë Socialdemokrate (SPD) të kancelarit në largim. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s