• Thursday, 05 June 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Besent: Marrëveshja midis Kievit dhe Uashingtonit për metale të rralla është e mundur që në fillim të kësaj jave

Besent: Marrëveshja midis Kievit dhe Uashingtonit për metale të rralla është e mundur që në fillim të kësaj jave

Uashington, 16 prill 2025 (MIA) - Ministri amerikan i Financave, Skot Besent deklaroi se Uashingtoni dhe Kievi këtë javë mund të nënshkruajnë marrëveshje për metalet e rralla.

"Jemi shumë afër nënshkrimit. Ndoshta edhe këtë javë", deklaroi Besent në intervistën për Blumberg.

Besent tha se Ukraina ka dhënë një kundërpropozim të marrëveshjes dhe se negociatat janë ende në vazhdim.

Konsultimet për marrëveshjen filluan javën e kaluar.

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha më herët ka deklaruar se Ukraina ka formuluar tashmë qëndrimin e saj për marrëveshjen me SHBA-në dhe se qëllimi është arritja e një marrëveshjeje me interes të ndërsjellë.

Besent më herët theksoi se presidenti amerikan Donald Tramp planifikon të përdorë marrëveshjen me Ukrainën si një mjet për angazhimin e Rusinë në negociata. rq/

Foto: EPA