Bazat amerikane në Evropë janë në gjendje gatishmërie për shkak të një kërcënimi të mundshëm terrorist
- Bazat ushtarake amerikane përreth Evropës, duke përfshirë edhe Gjermaninë, gjatë fundjavës u vunë në gjendje gatishmërie për një sulm të mundshëm terrorist. Televizioni amerikan Si-En-En publikoi se Pentagoni ka shpallur shkallë të dytë më të lartë të sigurisë në bazat amerikane, duke iu referuar dy përfaqësuesve qeveritar anonim.
- Post By Sara Ademi
- 09:55, 1 July, 2024
Nju-Jork, 1 korrik 2024 (MIA) - Bazat ushtarake amerikane përreth Evropës, duke përfshirë edhe Gjermaninë, gjatë fundjavës u vunë në gjendje gatishmërie për një sulm të mundshëm terrorist. Televizioni amerikan Si-En-En publikoi se Pentagoni ka shpallur shkallë të dytë më të lartë të sigurisë në bazat amerikane, duke iu referuar dy përfaqësuesve qeveritar anonim.
Ai nivel i sigurisë, i njohur si Force Protection Charlie, zbatohet kur Pentagoni merr informacione të besueshme të inteligjencës për një sulm të mundshëm terrorist.
Natyra e gjoja kërcënimit mbeti e paqartë. Një përfaqësues zyrtar cituar nga Foks njuz tha se kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet parlamentare në Francë.
Komanda evropiane e SHBA-së (EUCOM) në Shtutgart refuzoi t'i komentojë masat konkrete të sigurisë të ndërmarra nga forcat e armatosura në pyetjen e Si-En-En. sa/