Banorët e Stambollit e kaluan natën në ambient të hapur pas tërmetit me magnitudë prej 6.2 ballë
- Shumë banorë të Stambollit natën e kanë kaluar në ambient të hapur, të frikësuar për t'u kthyer në shtëpitë e tyre, pas një tërmeti të fortë dhe mbi 180 pasgoditjeve, raportojnë mediat amerikane.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:51, 24 April, 2025

Stamboll, 24 prill 2025 (MIA) - Shumë banorë të Stambollit natën e kanë kaluar në ambient të hapur, të frikësuar për t'u kthyer në shtëpitë e tyre, pas një tërmeti të fortë dhe mbi 180 pasgoditjeve, raportojnë mediat amerikane.
Në tërmetin me magnitudë 6.2 ballë sipças Rihterit që dje goditi një zonë 40 kilometra në jugperëndim të Stambollit, të paktën 236 persona morën trajtim për lëndimet që morën kur u përpoqën të hidheshin nga ndërtesat ose për shkak të sulmeve të panikut.
Shumica e të lënduarve janë në Stamboll, ku banorët mbeten të shqetësuar pasi qyteti konsiderohet të jetë në rrezik të lartë nga një tërmet i madh.
Nga frika për një tërmeti më të fortë, kërkuan strehim duke fjetur në makina ose duke vendosur tenda në parqe dhe hapësira të tjera të hapura.
Shumë ndezën zjarre për t'u ngrohur pas rënies së temperaturës
Tërmetet janë dukuri të zakonshme në Turqi sepse vendi është i prerë nga dy çarje të mëdha.
Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.8 të shkallës sipas Rihterit më 6 shkurt të vitit 2023, mori më shumë se 53.000 jetë dhe shkatërroi ose dëmtoi qindra mijëra ndërtesa.
Foto: Anadollu