• Friday, 03 April 2026

Bahreini dhe Kuvajti marrin masa të jashtëzakonshme pas sulmeve amerikane ndaj centraleve bërthamore të Iranit

Bahreini dhe Kuvajti marrin masa të jashtëzakonshme  pas sulmeve amerikane ndaj centraleve bërthamore të Iranit

 Kajro, 22 qershor 2025 (MIA) - Bahreini, ku ndodhet baza rajonale e Komandës Qendrore të SHBA-së, ka implementuar një plan pune në distancë për 70 për qind të nëpunësve të tij shtetërorë dhe i bërë thirrje publikut t'i përdorë rrugët kryesore vetëm kur është e nevojshme, raportoi "Neshnell".

"Për shkak të ngjarjeve të fundit dhe situatës në rajon, u bëjmë thirrje qytetarëve të përdorin rrugët kryesore vetëm kur është e nevojshme për të ruajtur sigurinë publike dhe për t'u lejuar autoriteteve përkatëse të përdorin rrugët në mënyrë efikase", theksohet në kumtesën e  Ministrisë së Punëve të Brendshme. 

 Ministria e Financave e Kuvajtit bëri të ditur se kishte aktivizuar planin e saj të reagimit ndaj emergjencave për të siguruar vazhdimësinë e operacioneve financiare.

Në atë shtet kanë një bazë të madhe amerikane që siguron logjistikë për operacionet ushtarake amerikane në rajon. Masat përfshijnë përgatitjen e strehimoreve në kompleksin ministror, ​​i cili mund të akomodojë rreth 900 persona.

Irani tashmë ka kërcënuar të sulmojë bazat ushtarake amerikane në rajon nëse Uashingtoni ndërhyn në anën e Izraelit. 

Foto: Arkivi i MIA-s