Autoritetet në Los Anxhelos i paralajmëruar banorët e evakuuar të mos kthehen në shtëpitë e tyre të paktën edhe një javë
- Autoritetet në Los Anxhelos paralajmëruan shumicën e banorëve të evakuuar nga zjarret pyjore të mos kthehen në shtëpitë e tyre të paktën edhe një javë, sepse ekipet e shpëtimit i largojnë mbetjet toksike nga lagjet e djegura dhe i ndërpresin linjat elektrike dhe të gazit që paraqesin rrezik mes rrënojave.
- Post By Sara Ademi
- 08:15, 17 January, 2025
Los Anxhelos, 17 janar 2025 (MIA) - Autoritetet në Los Anxhelos paralajmëruan shumicën e banorëve të evakuuar nga zjarret pyjore të mos kthehen në shtëpitë e tyre të paktën edhe një javë, sepse ekipet e shpëtimit i largojnë mbetjet toksike nga lagjet e djegura dhe i ndërpresin linjat elektrike dhe të gazit që paraqesin rrezik mes rrënojave.
Rrëshqitjet e dheut plotësisht i rrezikojnë shpatet e shkatërruara, ku ndërtesat e shembura më nuk mund të shërbejnë si mbështetje. Kjo e rrit stresin dhe pikëllimin e njerëzve të goditur nga katastrofa më e rëndë natyrore në historinë e Los Anxhelosit.
Ndërsa zjarret pyjore digjen për të dhjetën ditë, zjarrfikësit shprehën lehtësim që nuk kanë lejuar asnjërin nga dy zjarret monstruoze të rritej pavarësisht erërave të forta të shkretëtirës dhe lagështisë së ulët.
Të evakuuarit e zhgënjyer janë të etur të kthehen në shtëpitë e tyre për ta vlerësuar dëmin dhe të shpëtojnë atë që munden nga gjërat e tyre. Megjithatë, autoritetet thanë se kjo është shumë e rrezikshme dhe do të krijojë ngarkesë shtesë për shërbimet e rasteve emergjente, të cilët ende luftojnë për të kontrolluar katastrofën, në të cilën humbën jetën të paktën 27 persona. sa/
foto. EPA