![МIА Paralajmërime - МКD](https://mia.mk/images/20250209215719_big_730x400_5.webp )
10 shkurt 2025
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari do të japë deklaratë për mediumet me rastin e lëshimit në përdorim të stacionit të ri kompresor për klinikat kirurgjike (parkingu para Stomatologjisë, afër pikës pagesore/10:00)
Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski dhe u.d. kryetari i Komunës Aerodrom, Dejan Miteski do të marrin pjesë në ngjarjen kushtuar sigurisë në internet, posaçërisht tek më të rinjtë. (SHF "Dimitar Makedonski", lokacioni: "Gjuro Maleshevec" numër 2, komuna Aerodrom/11:00, deklaratë e paraparë për mediumet nga ministri dhe kryetari i komunës në oborrin e shkollës, të arrihet 15 minuta më herët)
Shkup - Në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer do të mbahet ngjarje për "Transformim digjital dhe inteligjencë artificiale - sfida dhe mundësi" ku është paralajmëruar fjalim i ministrit të Transformimit Digjital, Stefan Andonovski. (Klubi i gazetarëve/14:00)
______________________________________________________________
***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***