Ливит: Разговорите меѓу САД и Иран продолжуваат, Трамп не блефира
- Портпаролката на Белата куќа, Каролин Ливит, денеска изјави дека „разговорите продолжуваат“ меѓу Соединетите Американски Држави и Иран и оти американскиот претседател Доналд Трамп „сака мир“, но доколку Иран не сфати дека е поразен, земјата ќе биде погодена со напади „посилно од кога било досега“.
Uashington, 25 mars 2026 (MIA) – Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit, sot deklaroi se “bisedimet po vazhdojnë” midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit dhe se Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, “dëshiron paqe”, por nëse Irani nuk e kupton se është mundur, vendi do të goditet me sulme “më të forta se kurrë më parë”.
Livit, duke folur për negociatat për t’i dhënë fund luftës në Iran në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, tha se Trampi “nuk po bën bllof dhe është gati të lirojë ferrin”.
"Irani nuk duhet përsëri të gabojë. Gabimi i tyre i fundit në llogaritje u kushtoi atyre udhëheqjen e tyre të lartë, marinën e tyre, forcën e tyre ajrore dhe sistemin e tyre të mbrojtjes ajrore", tha Livit.
Sipas saj, "çdo dhunë përtej kësaj pike do të jetë për shkak se regjimi iranian refuzon të kuptojë".
Livit tha se SHBA-ja është “shumë afër përmbushjes së objektivave kryesore” të operacionit "Epic Fury" në Iran. Ajo shtoi se Trampi ka vlerësuar se operacioni do të zgjaste katër deri në gjashtë javë, por 25 ditë pas fillimit të tij, “ushtria më e madhe që bota ka parë ndonjëherë është përpara afatit dhe po performon jashtëzakonisht mirë ditë pas dite”.
Livit deklaroi se SHBA-ja vazhdon të “shkatërrojë” objektivat në Iran dhe se Operacioni "Epic Fury" është një “triumf i madh ushtarak” në të cilin janë goditur “më shumë se 9.000 objektiva armike”.
Sipas saj, SHBA-ja deri më tani kanë shkatërruar më shumë se 140 anije iraniane.
"Sulmet iraniane me raketa balistike dhe dronë janë ulur për afërsisht 90 për qind", tha Livit duke shtuar se Shtetet e Bashkuara po "çmontojnë sistematikisht" bazën industriale të mbrojtjes së Iranit.
Ajo raportoi gjithashtu se disa bomba me peshë 2.200 kilogramë secila u hodhën gjatë fundjavës në objektet nëntokësore iraniane ku ruhen raketa dhe armë.
Livit theksoi se nuk do të hyjë në “thelbin” e negociatave dhe se, edhe pse ekzistojnë “elemente të së vërtetës” në planin e pretenduar prej 15 pikash, jo të gjitha detajet e publikuara në media janë të sakta.
E pyetur nëse SHBA-ja mund të dërgojë trupa tokësore nëse negociatat dështojnë, ajo u përgjigj se kjo është një “pyetje hipotetike” dhe një vendim i komandantit suprem.
Mediat shtetërore iraniane më herët transmetuan deklarata të një përfaqësuesi të lartë, i cili i quajti kërkesat amerikane “të tepruara” dhe theksoi se lufta do të përfundojë kur të vendosë Irani. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s