• e martë, 24 mars 2026

Ushtria amerikane dërgon edhe tre anije ushtarake dhe rreth 2.500 marinsa në Lindjen e Mesme

Ushtria amerikane dërgon edhe tre anije ushtarake dhe rreth 2.500 marinsa në Lindjen e Mesme

Nju-Jork, 20 mars 2026 (MIA) - Armata e SHBA-së sistemon edhe tre anije ushtarake dhe rreth 2.500 ushtarë në Lindjen e Mesme, njoftuan sot persona zyrtarë.

Një përfaqësues zyrtar konfirmoi se anija ushtarake "USS Bokser" dhe dy anije tjera të ngjashme, si dhe 2.500 marinsa janë në rrugë për në Lindjen e Mesme nga porti San Diego në Bregun perëndimor të SHBA-së.

Burimet për mediumet amerikane deklaruan se ushtarët e braktisin Bregun perëndimor të SHBA-së rreth tre javë më herët se që u planifikua, por nuk saktësuan cili është misioni i tyre.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dje u deklaroi gazetarëve se nuk dërgon forca "askund", e nëse e bën këtë, nuk do t'ua publikojë këtë mediave. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR