Ushakov: Ende nuk e kemi parë planin e ri të Trampit
- Këshilltari i politikës së jashtme i presidentit rus, Jurij Ushakov deklaroi se Moska nuk e kishte parë propozimin e shqyrtuar amerikan pas bisedimeve të fundit me Ukrainën.
- Post By Ramize Qamili
- 12:48, 12 dhjetor, 2025
Moskë, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Këshilltari i politikës së jashtme i presidentit rus, Jurij Ushakov deklaroi se Moska nuk e kishte parë propozimin e shqyrtuar amerikan pas bisedimeve të fundit me Ukrainën.
"Nuk e kemi parë versionin e shqyrtuar të propozimit amerikan. Kur ta shohim, mund të mos na pëlqejë, kështu e ndjej", theksoi Ushakov.
Ai shtoi se përfaqësuesit evropianë dhe ukrainas pritet të marrin pjesë në një "sesion aktiv për shkëmbim të ideve" gjatë fundjavës dhe se Kremlini duhet të shohë se cili do të jetë rezultati.
Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, dje potencoi se nuk kishte më "keqkuptime" me Uashingtonin rreth Ukrainës, duke shtuar se Moska dëshironte që çdo plan paqeje të përfshinte garanci kolektive sigurie për të gjitha palët e përfshira. rq/
Foto: EPA