Gjermania prezantoi planin prej 10 pikësh për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje me Ukrainën
- Gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Vollodimir Zelenskit në Berlin u prezantua plani prej 10 pikësh, i cili parashikon që Gjermania të thellojë angazhimin ndaj mbrojtjes së Ukrainës përmes investimeve të përbashkëta, integrimit të mëtejshëm tregtar dhe mundësive për garantimin e investimeve.
- Post By Ramize Qamili
- 16:41, 15 dhjetor, 2025
Berlin, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Vollodimir Zelenskit në Berlin u prezantua plani prej 10 pikësh, i cili parashikon që Gjermania të thellojë angazhimin ndaj mbrojtjes së Ukrainës përmes investimeve të përbashkëta, integrimit të mëtejshëm tregtar dhe mundësive për garantimin e investimeve.
"Një industri e fortë mbrojtëse ukrainase është çelësi i mbrojtjes kundër agresionit rus dhe paraqiti një element të rëndësishëm të garancive të sigurisë për të penguar agresionin e ardhshëm rus", thuhet në dokument.
Sipas planit, Gjermania dhe Ukraina do të përforcojnë bashkëpunimin e tyre në kërkimin që lidhet me mbrojtjen, do të krijojnë sipërmarrje të përbashkëta dhe do të kryejnë furnizime të përbashkëta. Gjithashtu, ekziston mundësia për dërgesën e përbashkët të pajisjeve mbrojtëse ukrainase për të mbrojtur hapësirën ajrore të NATO-s në kuadër të iniciativës "Mburoja ajrore evropiane", duke përfshirë edhe dronët.
Është parashikuar që Ministria e Mbrojtjes gjermane dhe ukrainase të zhvillojnë konsultime të rregullta të nivelit të lartë, ndërsa në Berlin do të hapet një zyrë ndërlidhëse për lidhjet me industrinë e mbrojtjes ukrainase. Gjermania, gjithashtu, do të rrisë pjesëmarrjen e atasheve të saja ushtarake në Kiev dhe do ta rrisë shkëmbimin e ekspertëve.
Dokumenti, gjithasthu, thekson angazhimin e të dy vendeve për të zbatuar masa gjithëpërfshirëse për parandalimine korrupsionit. rq/
Foto: DPA