Umerov: Në bisedimet në Berlin u arrit përparim real
- Kryenegociatori i Ukrainës, Rustem Umerov, deklaroi sot se përfaqësuesit e SHBA-së dhe Ukrainës kanë bërë progres real gjatë raundit të dytë të bisedimeve paqësore në Berlin për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, bën të ditur Rojters.
- Post By Fami Bajrami
- 16:38, 15 dhjetor, 2025
Kiev, 15 dhjetor 2025 (MIA) – Kryenegociatori i Ukrainës, Rustem Umerov, deklaroi sot se përfaqësuesit e SHBA-së dhe Ukrainës kanë bërë progres real gjatë raundit të dytë të bisedimeve paqësore në Berlin për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, bën të ditur Rojters.
"Gjatë dy ditëve të fundit, bisedimet midis Ukrainës dhe SHBA-së kanë qenë konstruktive dhe produktive, me çka është arritur progres", bëri të ditur Umerovi në platformën Iks, i cili është sekretar i Këshillit të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare të Ukrainës.
Ai ka thënë se ekipi amerikan i udhëhequr nga Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner, "punon jashtëzakonisht në mënyrë konstruktive për të ndihmuar Ukrainën të gjejë një rrugë drejt një marrëveshje të qëndrueshme paqësore".
Më parë i dërguari special i SHBA-së Stiv Uitkof i cili me Zelenskin dje pati një bisedë pesëorëshe deklaroi se është arrit "përparim i madh".
foto: EPA