• e shtunë, 31 janar 2026

Toshkovski: "Qytetin e sigurt" e zhvillojmë me një qëllim të vetëm - rritjen e sigurisë në komunikacion dhe uljen e fatkeqësive rrugore, lëndimeve dhe humbjeve të jetëve njerëzore

Toshkovski:

Shkup, 25 janar 2026 (MIA) - Këtë sistem e zhvillojmë me qëllimin e vetëm për të rritur sigurinë në trafik dhe për të zvogëluar aksidentet rrugore, lëndimet dhe jetët e humbura njerëzore, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në një postim në Facebook, duke informuar se sot ndodhej në terren, në lokacion ku po kryhet verifikimi përfundimtar i kamerave për zbulimin automatik të kundërvajtjeve të trafikut si pjesë e projektit "Qyteti i sigurt".

Ai theksoi se në këtë fazë po bëhet kontrolli i saktësisë së matjes së shpejtësisë, me ç'rast lëshimet e konstatuara janë minimale dhe dukshëm nën tolerancën e lejuar ligjore, që garanton siguri dhe besueshmëri të sistemit.

Në fazën e parë, shton Toshkovski, kamerat do të vihen në funksion në vende me rrezik të shtuar, dhe gjatë vitit sistemi gradualisht do të zgjerohet në të gjithë territorin e vendit. Paralelisht, thotë ministri, do të aktivizohen edhe automjete të MPB-së të pajisura me kamera mobile, veçanërisht në të ashtuquajturat pika të zeza. 

"Ky sistem nuk sheh kush jeni, por çfarë keni bërë. Nuk njeh emra, funksione apo pozicione, por vetëm regjistron kundërvajtjen. Ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë disiplinë më të madhe në trafik dhe më shumë jetë njerëzore të shpëtuara, theksoi Toshkovski. ab/

Foto: FB e ministrit Toshkovski

QËNDRONI TË LIDHUR