VLEN: Me Albrim Hoxhën, ligji për prodhim organik sjell mundësi për fermerët
- Bujqësia nuk mbahet me fjalë, por me politika që i japin mbështetje reale atij që punon tokën. Ligji për prodhim organik i miratuar nga Qeveria është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, sepse e bën prodhimin organik më të arritshëm dhe më të drejtë për fermerët e vegjël, theksohet në komunikatën e Vlenit, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:20, 31 janar, 2026
31 janar 2026
Bujqësia nuk mbahet me fjalë, por me politika që i japin mbështetje reale atij që punon tokën. Ligji për prodhim organik i miratuar nga Qeveria është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, sepse e bën prodhimin organik më të arritshëm dhe më të drejtë për fermerët e vegjël, theksohet në komunikatën e Vlenit, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, e ka pasur gjithmonë të qartë se politika duhet t’i shërbejë atij që punon tokën. Me ligjin e ri, prodhimi organik nuk mbetet privilegj i një pakice, por bëhet mundësi reale për fermerët e vegjël. Certifikimi thjeshtohet, shpenzimet ulen dhe prodhuesit e vegjël fitojnë më shumë mundësi për të dalë në treg më konkurrues.
Tani është radha e Kuvendit që ligji të kalojë sa më shpejt, që përfitimi të mos mbetet në letër, por të ndihet në terren. VLEN qëndron në krah të fermerëve dhe prodhimit vendor.
Foto: VLEN