• e diel, 01 shkurt 2026

Tripunovski nga Velesi: Gjashtë milionë denarë për rivitalizimin e Liqenit "Mlladost"

Tripunovski nga Velesi: Gjashtë milionë denarë për rivitalizimin e Liqenit

 Shkup, 31 janar 2026 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot informoi se për realizimin e e aktiviteteve për revitalizimin e liqenit "Mlladost" është siguruar mbështetje financiare prej gjashtë milionë denarë nga Programi për ekonomi të ujërave.

 

 "Sot inspektova aktivitetet e rivitalizimit të Liqenit "Mladost", i cili pastrohet për herë të parë pas 60 vitesh. Sipas aktiviteteve të planifikuara, është në proces një fazë e heqjes mekanike të shtresave të thata dhe kallamishteve nga zona bregdetare e Liqenit "Mladost", në bashkëpunim midis ShA "Ekonomika e Ujërave dhe NP "Lisiçe" - Veles, me mbështetje nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Për realizimin e aktiviteteve, është siguruar një mbështetje financiare e përgjithshme prej 6.000.000 denarë nga Programi për Ekonominë e Ujërave", bëri të ditur ministri përmes rrjeteve sociale.

 

Thekson se punojnë në revitalizimin e liqenit "Mlladost", me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ujit dhe mbushjenn e akumulimit me ujë.

Foto: Fejsbuku i Cvetan Tripunovskit 

 

QËNDRONI TË LIDHUR