Portret i Xhon Kenedit – më humoristi ndër politikanët: Si një senator ruan Kushtetutën dhe si në Uashington të dëshmosh që nuk je budalla
- Portret i XHON KENEDIT – MË HUMORISTI NDËR POLITIKANËT
- Post By Melahat Baftija
- 07:29, 23 mars, 2026
Shkup, 23 mars 2026 (MIA)
Portret i XHON KENEDIT – MË HUMORISTI NDËR POLITIKANËT
Si një senator amerikan e mbron Kushtetutën me pyetje si:
“dua të blej një bazukë” dhe “a mundet një burrë të ushqejë një foshnjë me gji”
“Dua të blej një bazukë, gjeta një ofertë të mirë në Evropë. A mund ta blej, ta posedoj dhe ta përdor këtu në Amerikë?”
Kështu senatori republikan 74-vjeçar Xhon Kenedi testoi kandidatin për gjykatës Endrju Dejvis, për mënyrën se si ai do ta kryejë detyrën e tij.
---
Marrja në pyetje e kandidatëve me absurditete
Kenedi prej kohësh ka ndërtuar një stil të njohur pyetjesh në Senat:
pyetje të shkurtra, shpesh absurde, me skenarë hipotetikë që i vendosin kandidatët në situata të vështira ligjore dhe në këndvështrime vlerësuese.
Ai teston nëse ato vihen në mbrojtje të qytetarëve, lirisë së tyre dhe të drejtës së tyre të pronësisë private, apo nëse mbështesin burokracinë.
Nga ana tjetër teston njohuritë e tyre juridike (vetë është jurist i diplomuar në tre universitete); se a do të zgjedhin amendament kushtetues apo ligj federal dhe pse.
Megjithatë, pas humorit qëndron një strategji e qartë - përthjeshtimi i çështjeve komplekse juridike.
Humori si armë politike
“Senatori që dëshiron të blejë bazukë” është video virale ku ai rikthen debatin për Amendamentin e Dytë – armëmbajtje në vetëmbrojtje, përkundër ndalesës së ligjit Nacional për armë zjarri. Por jo vetëm, në epokën kur vënia re është resurs i kufizuar.
Kenedi e kupton logjikën e publikut digjital - mesazhe të shkurtra, të mprehta dhe argëtuese
Ajo me të cilën më së shumti bie në sy është humori unik, fjalime përplotë me
metafora popullore. Senatori përdor theks jugor, është i ashpër dhe i drejtpërdrejtë ndaj bashkëbiseduesve, pa korrektësi të rrejshme politike.
Gjatë periudhës vijuese në fokus e ka çështjen e migracionit. Në seancën e javës së shkuar, ai deklaroi se do t’i ndjekë kolegët senatorë “sikur t’ia kishin vjedhur Krishtlindjet”, vetëm se ta miratojnë ligjin për identifikim të votuesve me vërtetimin e Shtetësisë Amerikane dhe letërnjoftimin me fotografi.
Në stil të tij, serioz si vdekja, mahitet me disa senatorë, gjoja se ua ngatërron emrat,për t’i thirrur publikisht që të votojnë. ‘’ A është kjo në rregull për ty Maks? Ooo, ti s’qenke Maksi. Ti je Bredi. Në rregull’’- thotë republikani. Me manovra të këtilla ai arrin ta mbajë vëmendjen si të opinionit publik ashtu edhe të skenës politike.
Përndryshe, sa për informim të votuesit të rendomtë maqedonas, i cili evidentohet me gjurmë gishti paraprakisht të spërkitur gjatë votimit, në ShBA tani mund të votohet pa letërnjoftim.

Mes satirës dhe strategjisë
Kenedi haptas mbështet disiplinën fiskale dhe kritikon institucionet federale se shpenzojnë ‚‘‘si një marinar i dehur‘‘ – me vërejtje se ‘‘ai harxhon paratë e veta, ndërsa Uashingtoni harxhon paratë e taksapaguesve.”
Me formulime të këtilla ai e përthjeshton politikën komplekse buxhetore me një porosi të qartë dhe lehtësisht të transmetuar drejt opinionit public.
Metaforat e tij shpesh shkojnë edhe një hap më tutje.
Kur dëshiron të diskreditojë ekspertë ose funkcionarë, të cilët sipas tij, ofrojnë qëndrime jokompetente, di të thotë se kjo është ‘‘sikur të pyesësh murgeshën për seks‘‘ – krahasim kundërthënës, por medialisht efektiv.
“Po apo jo?”
Përveç ‘‘marrjes në pyetje të gjykatësve‘‘, Kenedi është veçanërisht gazmor kur u parashtron pyetje ekspertëve të thirrur në komisione, të cilët vijnë nga rradhët e demokratëve. Shpesh thirret në amendamentet kushtetuese, por i sfidon bashkëbiseduesit me shembuj absurd, me qëllim që të tregojë se sa kunderthënës janë ato. Gjatë kesaj, që të mos largohet nga poenta, Kenedi shpesh thotë: ‘‘mos më mbaj fjalime. Përgjigju po apo jo?‘‘. Në fund jep edhe konkludime dhe në vend se të jetë politikisht korrekt: ‘‘Nuk e flitni të vërtetën‘‘, komenton: ‘‘mbarove si pulë e pjekur‘‘.
Harroni korrektësinë politike
Dy javë më parë, Kenedi arriti që për 8 minuta jo të plota të luajë lojë simultane dhe t’i fitojë drejtpërdrejt tre bashkëbisedues – ekspertë të afërt me demokratët në temën për emigrantët ilegal. Kenedi dëshiron të tregojë se ekspertët demokrat shpesh i tejzmadhojnë politikat antimigrante të Trampit, duke përdorur floskula si pastrim etnik,
por që në fakt ato nuk janë luftëtarë për të drejtat njerëzore gjgj. Migrantët i shohin si votues të rinj.
Më ashpër kaloi Dejvid Bier, një ekspert demokrat, i afërt me ish-administratën e Bajdenit, i njohur me analizat e tij në institutin Kato, të cilat llogariten si më relevantet në mbrojtje të ndihmës shtetërore për migrantët ilegal. Shkurtimisht ua sjellim një pjesë të këtij debati:
Kenedi: A nuk mendoni se deklaratat e juaja të tejzmadhuara e grryejnë kredibilitetin tuaj?
Bier: Cilën deklaratë të tejzmadhuar e kam dhënë?
Kenedi: Thatë, citoj: ‘‘Nëse gjykoni kundër agjendës së Trampit për pastrimin e popullatës...‘‘ – saktë pa hiperbolizim këtu – ‘‘nacionalistët do t’ju shënjestrojnë, do t’ju kërcënojnë dhe do të vërsulen drejt jush‘‘.
Bier: Kur flas për ‘‘pastrim të popullatës‘‘, mendoj në atë se tentojnë të deportojnë njerëz që janë të lindur në ShBA. Njerëz të lindur këtu. Po tentojnë t’i deportojnë edhe ato...
Kenedi: Nga cili planet keni rënë? Jeni duke ma nxitur urgjencën për vjellje.
Autor bestseler
Mediumet predemokratike e kritikojnë si një karikaturë në politikë, ndërsa ato prorepublikane si një politikan i popullit. Në mediumet shoqërore ai është senatori i preferuar për video inçizime qesharake nga fjalimet e tij në Senat si dhe komentet respektive. Anketat nga ana tjetër, rregullisht e veçojnë si një nga senatorët më të popullarizuar në ShBA. Në nivel lokal, në Luiziana – prej nga edhe vjen, sipas anketës së fundit të Morning Konsalt madje 55 % e qytetarëve e kanë përkrahë punën e tij në Senat.
Që prej disa muajsh më parë, sipas Njujork Tajmsit senatori Kenedi është edhe autor bestseler i librit ‘‘Si të vërtetosh se nuk je budalla: Dhe pse Uashingtoni kurrë nuk do ta arrijë këtë‘‘. Bëhet fjalë për dëshmi politike të Kenedit nga Senati, por me shumë humor dhe satirë të rrethanave në Uashington, si vazhdimësi e spotit parazgjedhor në nivel kulti, në të cilin ai rri pranë prapavisë së bardhë duke komentuar:
‘‘Njerëzit thonë se jam tepër direkt. E saktë është. Kam të drejtë të hesht – por nuk kam aftësi për një gjë të tillë. Unë thjesht jam ai që jam, Xhon Kenedi. Njerëz, asnjëherë nuk do të mundem plotësisht të inkorporohem tek të gjithë ato insajderë dhe elitistë uashingtonian, të cilëve ua lëndoj ndjenjat. Ua jap një këshillë falas: blini një kalë poni
që të keni mbështetje emocionale, sepse unë nuk do të hesht. Edhe diçka – gjithmonë bëhuni vetja ... përveç nëse jeni tepër katastrofë‘‘.
Nuk është e domosdoshme të jeni budalla që t’ju zgjedhin në Senat, atje me kënaqësi do t’ju bëjnë të tillë.
Ja edhe një segment të humorit qesharak, por skajshmërisht inteligjent të tij.
Në pyetjen se a është Senati amerikan aq budalla sa duket nga jashtë ai u përgjigj:
Pra, më lejoni t’ju them kështu. Nuk është e domosdoshme të jeni budalla që t’ju zgjedhin në Senatin e ShBA, atje me kënaqësi do t’ju aftësojnë të bëheni budalla. E dini edhe vetë, Kongresi nuk është i popullarizuar. E kuptoj pse. Çdo anketë që e pashë, tregon se ne jemi të popullarizuar aq sa janë të popullarizuara infektimet me këpurdhëza tek thonjtë e kembës. Ekziston arsye për këtë.
Mendoj se pjesa më e madhe e këtij popullariteti minor në përgjithësi është se amerikanët kanë humnur besimin tek institucionet. Dhe kjo sinqerisht është faj i të dy partive. Kjo është duke ndodhur në një periudhë më të gjatë kohore.
I vetmi institucion në të cilin amerikanët kanë ende besim është ushtria.
Pjesërisht, më lejoni ta them këtë, arsyeja e mosbesimit është se shumë njerëz ankohen se Senati nuk është duke bërë asgjë. Dhe e dini, është e vjetër shakaja se të mos bëhet asgjë është shumë punë e vështirë. Pse, sepse asnjëherë nuk e dini se kur do ta mbaroni atë punë.
Nga ana tjetër, gati gjysma e angazhimit tim është që të promovoj ide të mira, ndërsa gjysma tjetër është që t’i eliminoj idetë e këqija. Dhe kjo në masë të madhe shpjegon se pse Senati lëvizë shumë ngadalë.
A mundet një burrë të ushqejë foshnjë me gji?”
Në intervistë për Foks Njuz në vërejtjen se anketat tregojnë avantazh të demokratëve ndaj republikanëve sa i përket situatës ekonomike në ShBA, Kenedi thotë:
- Dëgjoni, mendoj se anketa është e saktë. Kur nënat dhe baballarët shtrihen të zgjuar në mbrëmje dhe nuk mund të flejnë, ato nuk janë të shtrirë aty të shqetësuar se – siç nganjëherë mendojnë demokratët – se a mundet një burrë të ushqejë fëmijën me gji.
Ato janë të shqetësuar për harxhimet e jetës. Të lodhur nga fakti se duhet të shesin plazmën e gjakut për të blerë ushqime shtëpiake. Janë të raskapitur nga kostoja në rritje e qirasë dhe për premitë e larta të sigurimit. Kisha mundur kështu të vazhdoj pa u ndalur.