Në Britaninë e Madhe është lëshuar paralajmërim për shira të rrëmbyeshëm në dy ditët në vijim
- Shërbimi meteorologjik britanik ka lëshuar sot një alarm të verdhë për motin për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në dy ditët në vijim, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje lokale dhe ndërprerje të trafikut në Anglinë jugore, Uells dhe Irlandën e Veriut, raportuan sot mediat britanike.
- Post By Melahat Baftija
- 16:56, 25 janar, 2026
Londër, 25 janar 2026 (MIA) - Shërbimi meteorologjik britanik ka lëshuar sot një alarm të verdhë për motin për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në dy ditët në vijim, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje lokale dhe ndërprerje të trafikut në Anglinë jugore, Uells dhe Irlandën e Veriut, raportuan sot mediat britanike.
Paralajmërimi i parë nga meteorologët ka të bëjë me pjesët qendrore dhe jugore të Irlandës së Veriut, ku stuhia mund të shkaktojë ndërprerje të qarkullimit të autobusëve dhe hekurudhave, si dhe përmbytje lokale, raportoi Skaj njuz.
Meteorologët kanë lëshuar gjithashtu një alarm për motin për Anglinë jugperëndimore dhe zonat më në lindje, pothuajse deri në Portsmuth dhe Oksford në veri. mb/
Foto: EPA