• e diel, 01 shkurt 2026

Ministria amerikane e Drejtësisë: Disa dokumente të Epstin përmbajnë pretendime të rreme në lidhje me Trampin

Ministria amerikane e Drejtësisë: Disa dokumente të Epstin përmbajnë pretendime të rreme në lidhje me Trampin

Uashington, 31 janar 2026 (MIA) - Ministria amerikane e Drejtësisë njoftoi se disa nga dokumentet e publikuara që lidhen me rastin e autorit të dënuar të krimeve seksuale, Xhefri Epstin, përmbajnë pretendime të rreme dhe sensacionaliste në lidhje me presidentin e SHBA-së Donald Tramp.

Në kumtesë citohet se dokumentet u përfshinë në publikimin në përputhje me Ligjin e transparencës së të dhënave të Epstin, por se disa nga materialet përmbajnë pretendime të pabazuara që iu dorëzuan FBI-së pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Ministria amerikane e Drejtësisë thekson se pretendimet nuk janë verifikuar dhe se, nëse do të kishin besueshmëri, ato do të ishin përdorur tashmë kundër Trampit.

Të dhënat e publikuara vijnë nga pesë burime parësore, duke përfshirë çështjet gjyqësore kundër Epstin dhe partneres së tij, Gillen Maksvell, çështjen e Floridës që heton ish-shërbëtorin e Epstin, hetime të shumta të FBI-së dhe hetimin e brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë për vdekjen e Epstin.

Prokurorja e përgjithshme e SHBA-së Pem Bondi dhe zëvendës prokurori shtetëror Tod Blansh i dërguan një letër Kongresit duke konfirmuar se publikimi i dokumenteve shënon përfundimin e procesit të identifikimit dhe shqyrtimit, duke vënë në dukje se Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë "përpjekje të papara dhe të gjera" për të siguruar transparencë për publikun. sa/

Foto: Ministria e Drejtësisë e SHBA-së

QËNDRONI TË LIDHUR