Mickoski: Jam i kënaqur me punën e drejtorit të Drejtorisë së Doganave, të ardhura historike dhe rritje pesëfish e kallëzimeve penale
- Jam i kënaqur me punën e drejtorit të Drejtorisë së Doganave, të ardhura historike dhe rritje pesëfish e kallëzimeve penale, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit pas ngjarjes së sotme në Filharmoni me rastin e shënimit të 34 vjetorit të themelimit të Drejtorisë doganore.
Shkup, 14 prill 2026 (MIA) -Jam i kënaqur me punën e drejtorit të Drejtorisë së Doganave, të ardhura historike dhe rritje pesëfish e kallëzimeve penale, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit pas ngjarjes së sotme në Filharmoni me rastin e shënimit të 34 vjetorit të themelimit të Drejtorisë doganore.
“Unë në fjalimin tim i theksova pikat që mendoj se janë të rëndësishme, gjithashtu edhe drejtori në fjalimin e tij kishte pika që e pasqyrojnë thelbin e punës së kësaj Drejtorie të Doganave nën udhëheqjen e Bobanit. Për herë të parë është tejkaluar një muaj me arkëtim prej 12 miliardë denarësh, që përbën një rast të parë, pasi deri më tani kjo nuk ka ndodhur kurrë, pra një arkëtim rekord i të ardhurave nga ana e Doganës. Në pjesën e kallëzimeve penale, shihni se ka një vit, ai ishte 2025, i cili është pesë herë më i lartë se mesatarja ndërmjet viteve 2017 dhe 2023. Këta janë vërtet parametra që e pasqyrojnë punën e Doganës dhe luftën e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, që përbën bazën për punën e suksesshme të Doganës. Dhe unë jam i bindur se në vitet që pasojnë Drejtoria e Doganave do të vazhdojë të punojë në këtë mënyrë, pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, dhe e përkushtuar ndaj qytetarëve", u përgjigj kryeministri. ls/
Foto dhe video: Qeveri