Mucunski foli në telefon me Anita Orban, këshilltare kryesore për politikë të jashtme të partisë TISZA në Hungari
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi një bisedë telefonike me Anita Orban, këshilltare kryesore për Politikë të Jashtme të partisë së re në pushtet të Hungarisë - TISZA, gjatë së cilës u konfirmua mbështetja e qartë dhe e fortë nga Hungaria për rrugën e integrimit evropian të vendit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:46, 14 prill, 2026
Shkup, 14 prill 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi një bisedë telefonike me Anita Orban, këshilltare kryesore për Politikë të Jashtme të partisë së re në pushtet të Hungarisë - TISZA, gjatë së cilës u konfirmua mbështetja e qartë dhe e fortë nga Hungaria për rrugën e integrimit evropian të vendit.
Në bisedë, ministri Mucunski shprehu urime të sinqerta për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.
"Bashkëbiseduesit i riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit politik, duke shprehur gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të tyre, me theks të veçantë në bashkëpunimin politik, ekonomik dhe tregtar", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Njëkohësisht, shkëmbyen mendime për rrugën e integrimit evropian të vendit tonë, duke konfirmuar mbështetjen e qartë dhe të fortë nga Hungaria. Është biseduar edhe për situatën aktuale gjeopolitike në Evropë dhe më gjerë.
Foto: Arkivi i MIA-s