Rektori i Universitetit të Tetovës e vlerëson rolin e diasporës në kërkimin shkencor dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar
- Në kuadër të Samitit IV të Diasporës Shqiptare, të mbajtur në Tiranë më 13-15 prill 2026, Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli, mbajti fjalim me temën “Diaspora dhe kërkimi shkencor”, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe mërgatës shqiptare. Në panelin e gjashtë me temë: “Mësimi digjital dhe standardizimi i gjuhës shqipe në diasporë”, ku foli para audiencës, ai e cilësoi pjesëmarrjen në këtë samit si një privilegj, duke theksuar se ky organizim bashkon personalitete të shquara nga trevat shqiptare dhe diaspora, me fokus të veçantë në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar. Sipas tij, gjuha shqipe mbetet elementi kryesor i cili bashkon shqiptarët kudo në botë, ndërsa për ruajtjen dhe zhvillimin e saj kërkohet një strategji afatgjatë dhe bashkëpunim institucional.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:47, 15 prill, 2026
You need to login to view this page