• e mërkurë, 15 prill 2026

Mëngjesin e sotëm më ftohtë në Kodrën e Diellit, pasdite dhe gjatë natës reshje lokale shiu

Mëngjesin e sotëm më ftohtë në Kodrën e Diellit, pasdite dhe gjatë natës reshje lokale shiu

Shkup, 14 prill 2026 (MIA) - Mëngjesin e sotëm më ftohtë ka qenë në Kodrën e Diellit, ku është matur 2 gradë Celsius. Siç kumton DPHM-ja, 5 Krushevë, 6 Hanet e Mavrovës, Kriva Pallankë, 7 Prilep, Shkup-Petrovec, Kavadar, Berovë, Lazaropole, 8 Kumanovë, Vinicë, 9 Shkup-Zajçev Rid, Pretor, Ohër, Strumicë, Demir Kapi,10 Tetovë, Bitollë, Veles, Gjevgjeli, 11 Shtip. 

Në Kodrën e Diellit ka dhe mbulesë bore prej 15 cm. 

Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell në të gjithë vendin. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu në pjesët jugore dhe perëndimore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë lumit Vardar, e fortë nga juglindja me shpejtësi mbi 60 km/orë. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 17 deri në 22 gradë.

Në Shkup, paradite me diell, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë 21 gradë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR