Kosova ka filluar të pranojë persona të deportuar nga SHBA-ja
- Kosova ka filluar të pranojë emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas një marrëveshjeje të arritur me administratën e presidentit Donald Tramp, deklaroi mbrëmë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Prishtinë, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Kosova ka filluar të pranojë emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas një marrëveshjeje të arritur me administratën e presidentit Donald Tramp, deklaroi mbrëmë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në një intervistë për "Kanal10", Kurti konfirmoi se një ose dy migrantë kanë mbërritur tashmë, duke vënë në dukje se Kosova po pranon njerëz "që SHBA-ja nuk i dëshiron në territorin e saj".
Marrëveshja, e finalizuar në qershor, i lejon Kosovës të pranojë deri në 50 migrantë për një periudhë njëvjeçare, sipas qeverisë.
Duke nënshkruar marrëveshjen, Kosova donte të shprehte “mirënjohjen e përjetshme” për mbështetjen e SHBA-së që kur u nda nga Serbia në vitin 2008, ka bvërë të ditur qeveria e Kosovës në qershor. mb/
Foto: MIA