Zbardhet vrasja në rrethinën e Gostivarit, ngritet kallëzim penal
- Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike - Gostivar ngriti kallëzim penal kundër S.M. (53) nga f. Negotinë, komuna e Vrapçishtit, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "vrasje" sipas nenit 123 të Kodit Penal, informon MPB-ja.
- Post By Ramize Qamili
- 11:58, 12 dhjetor, 2025
Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike - Gostivar ngriti kallëzim penal kundër S.M. (53) nga f. Negotinë, komuna e Vrapçishtit, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "vrasje" sipas nenit 123 të Kodit Penal, informon MPB-ja.
"Më 9 dhjetor J.M. (34) nga një rrethinë e Gostivarit ka denoncuar se nëna e tij H.A. (53) nga fshati Raven, rrethina e Gostivarit, është larguar nga shtëpia, kurse më pas në kamerat e sigurisë ka vënë re se më 7 dhjetor ajo ka hyrë në një automjet pasagjerësh "Fiat", pas çka është bërë e paaritshme në telefon. Gjithashtu, ai ka denoncuar se në kamerat e sigurisë ka vënë re se natën ndërmjet 6 dhe 7 dhjetor, S.M. ka hyrë dhe ka kontrolluar shtëpinë e tij dhe se ishin marrë para nga dhoma e tij. Më 11 dhjetor në orën 02:15, S.M. ishte privuar nga liria për shkak të dyshimit se e kishte detyruar H.A. të largohej nga shtëpia me të, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Pas ndërmarrjes së masave në lidhje me rastin, pas kryerjes së verifikimeve të video-incizimeve, është konstatuar se i denoncuar ka dhënë deklaratë të rreme në stacion policor. Njëherësh, nga listingu i pranuar i thirrjeve është vërtetuar se H.A. herën e fundit ka pasur kontakt me të më 7 dhjetor të këtij viti.

"Më pas, me urdhër gjykate, është kryer edhe bastisje në shtëpinë e S.M., pas çka është privuar nga liria edhe bashkëshortja e tij Gj.V. (48). Në bisedë zyrtare në stacion policor, Gj.V. ka pranuar se bashkëshorti i saj S.M. me pistoletë e ka vrarë H.A., ndërsa tregoi edhe vendin ku është varrosur. Pas kësaj, nëpunës policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike - Gostivar në prani të prokurorit publik kryen inspektimin e vendit të ngjarjes në një zonë të fshatit Negotinë ku u gjet trupi i H.A.. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion" precizohet në kumtesën e MPB-së. rq/
Foto: MPB