Fakulteti i Shkencave të Zbatuara të UT-së, shpallet kampion në turneun e futbollit të vogël
- Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 31-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, Fakulteti i Kulturës Fizike organizoi turneun tradicional të futbollit të vogël. Finalja e këtij turneu solli emocione të veçanta, ku u përballën Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Fakulteti i Shkencave të Zbatuara. Pas një ndeshjeje dinamike, skuadra e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara triumfoi me rezultat 3–2, duke u shpallur kampione e këtij turneu. Vendin e dytë e zuri Fakulteti i Kulturës Fizike, ndërsa vendi i tretë i takoi Fakultetit Ekonomik.
- Post By Fami Bajrami
- 15:51, 16 dhjetor, 2025
You need to login to view this page