Zëdhënësi i IRGC-së për Trampin: Është më mirë ta quajmë këtë luftë “frikë epike”
- Zëdhënësi i Korpusit të gardës revolucionare iraniane (IRGC), Ebrahim Zolfagari është tallur me presidentin amerikan Donald Tramp në një mesazh në gjuhën angleze, duke iu referuar postimeve të tij në rrjetet sociale.
- Post By Fami Bajrami
- 11:59, 17 mars, 2026
Teheran, 17 mars 2026 (MIA) - Zëdhënësi i Korpusit të gardës revolucionare iraniane (IRGC), Ebrahim Zolfagari është tallur me presidentin amerikan Donald Tramp në një mesazh në gjuhën angleze, duke iu referuar postimeve të tij në rrjetet sociale.
"Rezultati i luftës përcaktohet në terren, jo nga tuitet. Atje ju dhe forcat tuaja nuk guxoni as të afroheni dhe mund të flisni për këtë vetëm në tuitet tuaja", tha Zolfagari. "Do të ishte më mirë ta quanim këtë luftë 'frikë epike' se sa 'zemërim epik'", shtoi ai.
Korpusi i gardës revolucionare iraniane është një degë elitare e forcave të armatosura iraniane e themeluar pas Revolucionit islamik në vitin 1979 si një strukturë paralele sigurie përkrah ushtrisë së rregullt.
Misioni i saj fillestar ishte të mbrojë qeverinë revolucionare dhe udhëheqjen politike, por me kalimin e kohës është rritur në një organizatë që shumë analistë e përshkruajnë si një lloj "shteti të thellë". Përveç ndikimit të saj të fortë në aparatin e sigurisë, ajo ka ndërtuar edhe një perandori të madhe biznesi.
Komandanti i Korpusit të gardës revolucionare raporton drejtpërdrejt liderin suprem të Iranit. IRGC ka ndikim të thellë mbi politikën e brendshme dhe ekonominë me interesa që përfshijnë ndërtimin, telekomunikacionin, industrinë e automobilave dhe energjetikën.
Një nga nënnjësitë e saj, Basixh mori pjesë në shtypjen e protestave antiqeveritare në vitin 2009 dhe ndihmoi në konsolidimin e pushtetit të presidentit të atëhershëm të vijës së ashpër Mahmud Ahmadinexhad.
foto: X