Vitkof: Një delegacioni i SHBA-së mbajti bisedime konstruktive me Netanjahun rreth planit për Gazën
- Përfaqësuesi special i SHBA-së, Stiv Vitkof deklaroi sot se bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu mbi fazën e dytë të planit të paqes prej 20 pikash për Rripin e Gazës ishin konstruktive.
- Post By Melahat Baftija
- 17:37, 25 janar, 2026
Uashington, 25 janar 2026 (MIA) - Përfaqësuesi special i SHBA-së, Stiv Vitkof deklaroi sot se bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu mbi fazën e dytë të planit të paqes prej 20 pikash për Rripin e Gazës ishin konstruktive.
"SHBA-ja dhe Izraeli mbajnë një marrëdhënie të fortë dhe afatgjatë të ndërtuar mbi koordinim të ngushtë dhe përparësi të përbashkëta. Biseda ishte konstruktive dhe pozitive, ndërsa të dyja palët ranë dakord për hapat e ardhshëm dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit për të gjitha çështjet kritike për rajonin", deklaroi Vitkof në një postim në platformën Iks.
Vitkov dhe përfaqësuesi i SHBA-së, Xhered Kushner u takuan dje me Netanjahun në Jerusalem dhe i kërkuan qeverisë së tij të zbatojë fazën e dytë të armëpushimit në Gaza.
Një zyrtar anonim amerikan deklaroi për gazetarët se në takim u diskutua dorëzimi i trupit të pengut të fundit në Rripin e Gazës, si dhe hapat e ardhshëm për demilitarizimin e atij territori, raporton Uashington Post. mb/
Foto: MIA