Vinisius: Dua të qëndroj te Real Madridi për një kohë të gjatë
- Futbollisti brazilian i Real Madridit, Vinisius Zhunior, ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në klubin madrilen për një kohë të gjatë. Kontrata e 25-vjeçarit me "Los Blankos" është e vlefshme deri verën e vitit 2027.
- Post By Fami Bajrami
- 12:19, 22 janar, 2026
Madrid, 22 janar 2026 (MIA) - Futbollisti brazilian i Real Madridit, Vinisius Zhunior, ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në klubin madrilen për një kohë të gjatë. Kontrata e 25-vjeçarit me "Los Blankos" është e vlefshme deri verën e vitit 2027.
Më parë, "Indykaila Neës" raportoi se klubi nga Arabia Saudite ka paraqitur një ofertë prej afër 230 milionë euro te Real Madridi për brazilianin, por "Klubi mbretëror" informoi palën e interesuar se lojtari nuk do të shitet në afatin kalimtar dimëror.
"Dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Përfolet shumë për kontratën time sepse jam në vitin e fundit të saj. Nuk jemi të shqetësuar për këtë", ka thënë Vinisiusi për "TNT Brasil".
Ai theksoi raportin e tij të besueshëm me presidentin e klubit, Florentino Perez.
"Unë i besoj Perezit dhe ai më beson mua. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe do ta zgjidhim gjithçka kur të vijë koha e duhur. Nuk ka nxitim”, shtoi futbollisti.
Vinisiusi luan për Real Madridin që nga viti 2018. Gjatë kësaj kohe, ai ka fituar tre tituj të ligës spanjolle dhe dy tituj të Ligës së kampionëve. Këtë sezon, sulmuesi ka luajtur 30 ndeshje për klubin madrilen në të gjitha garat, duke shënuar shtatë gola dhe 11 asiste.
Foto: EPA