• e diel, 01 shkurt 2026

Takim Nikolloski - Butkoviq: Bashkëpunim në transportin hekurudhor dhe gjetje e një zgjidhjeje të përshtatshme për problemin me transportuesit

Takim Nikolloski - Butkoviq: Bashkëpunim në transportin hekurudhor dhe gjetje e një zgjidhjeje të përshtatshme për problemin me transportuesit

Shkup, 28 janar 2026 (MIA) -  Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kroacisë dhe ministrin e Çështjeve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës, Oleg Butkoviq, në të cilin u diskutua për problemet në sektorin e transportit dhe për avancimin e bashkëpunimit bilateral.

"Problemi me transportuesit dhe sistemi i ri i evidencës elektronike në vendet e zonës Shengen është thelbësor dhe prek sektorin e transportit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe kompanitë nga BE-ja që kanë investuar në Ballkanin Perëndimor dhe që janë të orientuara drejt eksporteve në tregjet evropiane. Kërkova mbështetje të fuqishme nga Qeveria e Kroacisë për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme në nivel të Bashkimit Evropian, e cila do të lehtësojë punën si të transportuesve nga Maqedonia ashtu edhe atyre rajonalë", thuhet në publikimin e Nikolloskit në "Fejsbuk".

Nikollski thekson se në takim është diskutuar për bashkëpunimin intensiv në sektorin e transportit, veçanërisht në sektorin hekurudhor. 

"Gjithashtu diskutuam për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve, duke u përqendruar në projektet infrastrukturore. Kroacia i ofron mbështetje të fortë Maqedonisë në proceset e integrimit evropian!, qëndron në publikimin e Nikolloskit. ls/

Foto: Fejsbuk i Aleksandar Nikolloskit 

 

QËNDRONI TË LIDHUR