Stoilkoviq me urim për Pashkët: Le t’i kapërcejmë dallimet dhe të forcojmë ndjenjën e përkatësisë dhe të bashkimit
- Zëvendëskryeministri dhe ministër i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq dërgoi urime me rastin e festës së madhe të krishterë Pashkët, me dëshira të sinqerta për shëndet, paqe dhe gëzim në shtëpi.
Shkup, 12 prill 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq dërgoi urime me rastin e festës së madhe të krishterë Pashkët, me dëshira të sinqerta për shëndet, paqe dhe gëzim në shtëpi.
"Kjo festë mbart një mesazh të fortë besimi, ripërtëritjeje dhe fuqie të së mirës. Na kujton se pikërisht në momentet e sfidës njerëzimi, mirëkuptimi dhe mbështetja midis njerëzve janë më të rëndësishme. Le ta shfrytëzojmë këtë periudhë për të treguar më shumë kujdes për njëri-tjetrin, për të kapërcyer dallimet dhe për të forcuar ndjenjën e përkatësisë dhe të bashkimit, thekson Stoilkoviq në urimin.
Ai porosit që Pashkët të jenë një nxitje për energji të re, për mendime dhe veprime pozitive dhe për hapa të përbashkët drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët.
"Ju uroj ditë festash të mbushura me ngrohtësi, dashuri dhe bekime. Krishti u ringjall! Me të vërtetë u ringjall!, shprehet Stoilkoviq në urimin. ls/
Foto/ Arkivi i MIA-s