• e martë, 16 dhjetor 2025

Slot: Fitorja ndaj Interit është më e mira që mund të arrinim

Slot: Fitorja ndaj Interit është më e mira që mund të arrinim

Milano, 10 dhjetor 2025 (MIA) – Trajneri i Liverpulit, Arne Slot është shprehur i kënaqur me performancën e ekipit të tij në ndeshjen e mbrëmshme si mysafir në Milano.

Skuadra e tij mposhti Interin me rezultat 1-0 në raundin e 6-të të Ligës së kampionëve.

"Ishim tre pikë pas Interit. Nëse doni të jeni mes tetë të parëve, 15 pikë është minimumi. Por fitorja këtu është më e mira që mund të arrinim. Ekipi është vërtet i mirë. Në përgjithësi, luajtëm mirë", deklaroi Sloti pas ndeshjes.

Liverpuli me 12 pikë ngjitet në vendin e tetë në tabelë. Interi është i pesti poashtu me 12 pikë.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR