Ronaldo ndodhet në Dubai, kumtoi Al Nasr
- Klubi suadit i futbollit, Al Nasr sonte demantoi se portugezi kristiano Ronaldo e ka braktisur Arabinë Saudite me aeroplanin e tij privat pas sulmit iranian me fluturake pa pilot të Ambasadës amerikane në Riad.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:24, 3 mars, 2026
Riad, 3 mars 2026 (MIA) - Klubi suadit i futbollit, Al Nasr sonte demantoi se portugezi kristiano Ronaldo e ka braktisur Arabinë Saudite me aeroplanin e tij privat pas sulmit iranian me fluturake pa pilot të Ambasadës amerikane në Riad.
Paralelisht me këtë, gazetari i mirëinformuar, Fabricio Romano, gjithashtu, i quajti të pasakta informatat se Ronaldo së bashku me familjen e ka braktisur Riadin dhe është kthyer në Madrid.
Romano kumtoi se bëhet fjalë për lajm të rrejshëm, duke cekur se sulmuezi portugez ndodhet në qendrën trajnuese të klubit Al Nasr, ku ndodhet për terapi pas problemeve që i pati në ndeshjen e fundit.
Klubi konfirmoi se Ronaldo ka pësuar lëndim të tetivës në ndeshjen kundër Al-Fajh.
Al Nasr theksoi se Ronaldo tashmë ka filluar program rehabilitimi, ndërsa gjendja e tij do të vlerëoshet nga dita në ditë. ab/
Foto: ЕPА