• e shtunë, 31 janar 2026

Reprezentacioni maqedonas me gol në sekondin e fundit e mundi Rumaninë

Reprezentacioni maqedonas me gol në sekondin e fundit e mundi Rumaninë

Herning, 20 janar 2026 (MIA) - Ekipi maqedonas i hendbollit mposhti Rumaninë me rezultatin 24-23 në një ndeshje dramatike sonte në Herning dhe me këtë triumf siguroi statusin e vendit të parë në shortin e playoff-it për Kampionatin e ardhshëm Botëror, ndërsa për t’u kualifikuar në fazën kryesore të kampionatit aktual evropian, do të duhet të presë rezultatin e ndeshjes finale në Grupin B dhe të shpresojë për një fitore dyshifrore të Danimarkës mikpritëse ndaj Portugalisë.

Hendbollistët maqedonas gjatë gjithë ndeshjes ishin në avantazh rezultator, i cili në pjesën e parë arriti në plus katër gola, ndërsa në disa raste arriti edhe plus pesë më të lartë. Megjithatë, ritmi i lojës së ekipit maqedonas ra në 15 minutat e fundit dhe në fundin dramatik, Kosteski me një gol në sekondën e fundit solli fitore minimale. mb/

Foto: FHM

 

QËNDRONI TË LIDHUR