• e diel, 01 shkurt 2026

Reagim i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale për dënimin e gazetares Liridona Vejseli

Reagim i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale për dënimin e gazetares Liridona Vejseli

Shkup, 31 janar 2026

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale shpreh shqetësim serioz për vendimin e gjykatës së shkallës së parë të 12 janarit të këtij viti kundër gazetares Liridona Vejseli, për "keqpërdorim të të dhënave personale2 në lidhje me publikimin e emrit dhe mbiemrit të një gjyqtari në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok, thuhet në kumtesën e Agjencisë, të cilën MIA e përcjell në formë integrale.

Ky vendim dërgon një mesazh negativ në lidhje me lirinë e shprehjes dhe liritë e medias. Ndjekja penale e gazetarëve për publikimin e të dhënave në lidhje me mbajtësit e funksioneve publike në kontekstin e kryerjes së punës së tyre profesionale krijon presion mbi median dhe kufizon të drejtën e publikut për t'u informuar.

Të gjithë faktorët relevant duhet të kontribuojnë në mënyrë aktive në sigurimin e kushteve për ushtrimin e papenguar të lirisë së shprehjes dhe informacionit, si dhe për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirive të medias.

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR