Raketat iraniane kërcënim potecial për kryeqendrat evropiane
- Irani posedon armë balistike, me të cilën mund t'i rrezikojë Romën dhe Londrën, shkruajnë gazetat evropiane, duke theksuat se sulmet amerikane dhe izraelite nuk i kanë neutralizuar kapacitetet raketore të Teheranit.
- Post By Melahat Baftija
- 08:51, 23 mars, 2026
Romë/Londër, 23 mars 2026 (MIA) - Irani posedon armë balistike, me të cilën mund t'i rrezikojë Romën dhe Londrën, shkruajnë gazetat evropiane, duke theksuat se sulmet amerikane dhe izraelite nuk i kanë neutralizuar kapacitetet raketore të Teheranit.
Gazeta italiane La Republika pohon se për një sulm të mundshëm ndaj objektivave evropiane, vendet e lëshimit duhet të jenë të vendosura në Iranin verior. Theksohet se vendet evropiane aktualisht nuk kanë një sistem operativ për t'u mbrojtur nga kërcënime të tilla.
"Siguria jonë varet kryesisht nga satelitët, radarët dhe aftësitë detare amerikane, gjë që është një dobësi e mbrojtjes evropiane", thekson gazeta.
Vlerësime të ngjashme publikon edhe gazeta britanike "Telegraf", sipas së cilës sulmet e fundit ndaj një baze britanike në Oqeanin Indian të përdorur nga Forcat ajrore amerikane treguan se Londra mund të jetë gjithashtu brenda rrezes së raketave iraniane.
Irani njoftoi më parë se kishte lëshuar dy raketa balistike në bazën Diego Garsia. Duke pasur parasysh distancën e arqipelagut Çagos nga Teherani prej më shumë se pesë kilometrash, analistët ushtarakë tregojnë se Irani ka armë me një rreze më të madhe se vlerësimet e tyre. mb/
Foto: MIA