Privohet nga liria një banor i Kamjanit, për shkak të involvimit në përleshjet e qenve
- Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë privuar nga liria një person të dyshuar për veprën penale "keqtrajtim të kafshëve".
- Post By Besnik Shuki
- 14:09, 12 prill, 2026
Shkup, 12 prill 2026 (MIA) - Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë privuar nga liria një person të dyshuar për veprën penale "keqtrajtim të kafshëve".
"Më 11.04.2026 në orën 15:00, nëpunës policorë nga Njësia Policore Kamjan, në zonën e fshatit Kamjan, në vendin e quajtur 'Bunarishtë', e privuan nga liria S.R. (38) nga fshati i njëjtë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale 'keqtrajtimi i kafshëve' sipas nenit 233 të Kodit Penal, përkatësisht për shkak të përfshirjes në përleshjet e qenve", kumtoi MPB-ja,
Prej aty shtojnë se ky arrestim është lidhur me ngjarjen e publikuar në përmbledhjen e djeshme të ngjarjeve ditore, ku më 10.04.2026 në rrugën lokale për në fshatin Kamjan, në një automjet pasagjerësh “Golf” ishte gjetur një qen i lënduar, ndërsa ishin privuar nga liria tre persona.
S.R. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse. bsh/
Foto: MIA arkiv