• e martë, 24 mars 2026

Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për të gjithë përveç për anije të ndërlidhura me armiqtë, pohon një përfaqësues iranian

Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për të gjithë përveç për anije të ndërlidhura me armiqtë, pohon një përfaqësues iranian

Teheran, 22 mars 2026 (MIA) - Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për të gjitha anijet, përveç atyre të ndërlidhura me "armiqtë e Iranit", deklaroi Ali Musavi, përfaqësuesi i Iranit në agjencinë detare të KB-së.

Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka kërcënuar se do t'i sulmojë termocentralet iraniane nëse rruga ujore nuk hapet plotësisht brenda 48 orëve.

Kërcënimi i sulmeve iraniane gjatë luftës SHBA-Izrael kundër Iranit ka penguar shumicën e anijeve të kalojnë nëpër ngushticë, një kanal përmes të cilit transportohen rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm, duke kërcënuar një tronditje globale energjetike.

Ali Musavi theksoi se Teherani është gati të bashkëpunojë me Organizatën Ndërkombëtare Detare për të përmirësuar sigurinë detare dhe për të mbrojtur marinarët në Gjirin Persik, duke shtuar se anijet që nuk janë të lidhura me armiqtë e Iranit mund të kalojnë nëpër ngushticë në koordinim me marrëveshjet e sigurisë me Teheranin.

"Diplomacia mbetet përparësia e Iranit. Por një ndërprerje e plotë e agresionit, si dhe besimi i ndërsjellë, janë më të rëndësishmet", tha Mousavi, duke shtuar se sulmet izraelite dhe amerikane ndaj Iranit janë shkaku i situatës aktuale në Ngushticën e Hormuzit. mb/

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR