• e martë, 24 mars 2026

Ministri saudit i Punëve të Jashtme: E mbajmë të drejtën të ndërmarrim aksion ushtarak kundër Iranit

Ministri saudit i Punëve të Jashtme: E mbajmë të drejtën të ndërmarrim aksion ushtarak kundër Iranit

Riad, 20 mars 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, princi Fajsal bin Farhan Al Saud kumtoi se vendi i tij e mban të drejtën për intervenim ushtarak kundër Iranit.

"Gjithsesi, siç tanimë kemi bërë me dije, e mbajmë të drejtën që të ndërmarrim aksion ushtarak nëse nevojitet. Nëse vjen koha për këtë, udhëheqësia e Mbretërisë do të marrë vendim të tillë", deklaroi Bin Farhan Al Saud pas takimit të grupit prej 12 vendeve arabe dhe islamike në Riad.

Ai shtoi se Irani nuk beson në biseda me fqinjët e vet, por tenton të bëjë presion ndaj tyre, se kjo nuk do të fundkionojë dhe se ky presion do të shkaktojë reagim të keq politik dhe moral. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR