• e martë, 24 mars 2026

Ministrat e vendeve të G7-shit të gatshëm të veprojnë për mbrojtjen e dërgesave globale të energjensëve

Ministrat e vendeve të G7-shit të gatshëm të veprojnë për mbrojtjen e dërgesave globale të energjensëve

Paris, 22 mars 2026 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të vendeve të grupit G7 mbrëmë kumtuan se janë të gatshëm të ndërmarrin masa të domosdoshme për mbështetje të dërgesave globale të energjensëve dhe e konfirmojnë rëndësinë e mbrojtjes së qarkullimit detar, përfshirë edhe atyre në ngushticën e Hormuzit.

"U shprehim mbështetje partnerëve tanë në rajon në kushte të sulmeve të paarsyeshme nga ana e Republikës islamike të Iranit dhe aleatëve të saj", thuhet në kumtesën e ministrave të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian.

Ata më se ashpër i dënuan "sulmet e paturpshme të regjimit iranian ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, përfshirë edhe infrastrukturën energjetike". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR