Mickoski: Takimet në Davos do të kenë përfitime në shumë sektorë
- Post By Fitore Curri
- 14:39, 29 janar, 2026
Shkup, 29 janar 2026 (MIA) – Takimet dypalëshe me udhëheqësitë më të larta të kompanisë “Filips” për Evropë, operatorin e tretë mobil “For aj xhi” dhe Asociacionin Energjetik Botëror, në të cilët ishin kumtuar përfitimet nga ata sektorë, janë pjesë e aktiviteteve të kryeministrit Hristijan Mickoski në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Ai sot, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve të deputetes Dragana Arsova nga VMRO-DPMNE në Kuvendin e Maqedonisë, theksoi se këtë vit në Davos duhet të ketë prani më të madhe të delegacionit të biznesit të Maqedonisë sepse vlerëson se takimet e biznesit janë thelbësore dhe të rëndësishme në atë ngjarje.
Në takimin me udhëheqësinë më të lartë të “Filips” për Evropë ai theksoi se ishte njoftuar se me furnizimin e pajisjes medicinale ekzistonte mundësia për grant prej të paktën 35 për qind.
“Si qeveri, ne synojmë të hartojmë nevojat e institucioneve të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin për sa i përket instrumenteve dhe pajisjeve. Dhe ne e vlerësojmë që ‘Filips’është një nga kompanitë kryesore globale, e cila nga portofoli i saj i produkteve mund të ofrojë pajisje moderne të nivelit botëror për të përmbushur nevojat e institucioneve tona të kujdesit shëndetësor. Dhe nëse nuk do të ishte për atë takim, nuk do ta dinim sot se të paktën 35 për qind e vlerës totale të pajisjeve që ata do të ofronin mund të ishte grant. Pra, nëse diçka kushton 100 monedha, të paktën 35 monedha do të jenë një grant për institucionet tona të kujdesit shëndetësor nga gama e produkteve të markës me famë botërore ‘Filips’”, theksoi Mickoski.
Në Davos, theksoi, ishte njoftuar edhe për përfitimet nga operatori i tretë mobil “For-aj-xhi”.
“Operatori i tretë mobil nënkupton konkurrencë, çmime më të ulëta, cilësi më të madhe dhe shumë përfitime për qytetarët. Përveç kësaj minimum 100 milionë euro do të investoheshin. Kjo nënkupton qindra vende të reja të punës të paguara mirë dhe konkurrencë më e madhe”, tha Mickoski.
Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, theksoi, ishin theksuar edhe temat për energjinë dhe inteligjencën artificiale.
“Një shoqëri që nuk e njeh këtë dhe nuk e zbaton është e dënuar të dështojë, nuk do të jetë konkurruese, nuk do të ketë zhvillim ekonomik, nuk do të ketë të ardhura në buxhet, nuk do të ketë para për bujqit, arsimin, shëndetësinë, për asgjë. Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Që inteligjenca artificiale të funksionojë siç duhet dhe të ofrojë shërbime për qytetarët dhe ekonominë dhe shoqërinë në përgjithësi, duhet të kemi një demokraci digjitale, një shoqëri digjitale dhe të kemi qendra të dhënash me kompjuterë të fuqishëm që funksionojnë vazhdimisht me energji elektrike. Kjo do të thotë se do të jetë e nevojshme të ndërtohen produkte dhe kapacitete të reja për energjinë elektrike”, tha Mickoski.
Forumi Ekonomik Botëror në Davos dhe Konferenca e Sigurisë në Munih për Mickoskin janë ngjarje me prioritet në të cilat duhet të marrë pjesë kryeministri i shtetit. fc/
Foto: MIA