MIA FLESH
- Shkup – Në SPB Shkup dje në orën 13:25 është raportuar se në një objekt shitjeje të një kompanie private në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.S. (65) nga Shkupi, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
15:00/ 10 prill/ 2026
Shkup – Në SPB Shkup dje në orën 13:25 është raportuar se në një objekt shitjeje të një kompanie private në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.S. (65) nga Shkupi, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njofton se që nga e martja vijon periudha e motit kryesisht me vranësira dhe reshje shiu.Të martën pritet që reshjet të jenë kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore. Të mërkurën dhe të enjten do të jetë me vranësira dhe me reshje të lehta shiu në të gjithë vendin, të cilat do të jenë më të dendura të enjten. Deri të enjten do të fryjë erë juglindore, e cila të hënën dhe të martën do të jetë më e fortë, kohë pas kohe e fortë dhe do të arrijë shpejtësi deri në 50 km/h. Temperatura minimale do të lëvizë nga 1 deri 10, ndërsa maksimalja prej 12 deri 24 gradë.
Tiranë - Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, njoftoi se qeveria shqiptare ka autorizuar kompaninë shtetërore të prodhimit dhe tregtimit të armëve "KAYO" për të negociuar dhe lidhur kontrata me dy kompani ndërkombëtare për prodhimin e anijeve dhe dronëve luftarakë në Shqipëri, raportoi Radio Televizioni Shqiptar.
Moskë - Kremlini njoftoi sot se vizita e të dërguarit të posaçëm të presidentit rus Vladimir Putin për investime, Kirill Dmitriev, në SHBA nuk do të thotë se negociatat për një marrëveshje të mundshme paqësore në Ukrainë kanë vazhduar.Dmitriev u takua me anëtarë të administratës së Presidentit Donald Trump në SHBA për të diskutuar për marrëveshjen paqësore dhe bashkëpunimin ekonomik midis Uashingtonit dhe Moskës.
Londër - Kryeministri britanik Kir Starmer shprehu pakënaqësi për ndikimin e ngjarjeve globale në rritjen e çmimeve të energjisë në Britaninë e Madhe, duke theksuar se veprimet e liderëve botërorë ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët dhe ekonomia.Starmer, në një intervistë për Aj-Ti-Vi, tha se rritja dhe rënia e çmimeve të energjisë varen nga veprimet e liderëve siç është presidenti amerikan Donald Trsmp dhe presidenti rus Vladimir Putin.
Pekin - Ministri kinez i Punëve të Jashtme Vang Ji sot deklaroi se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Korenë e Veriut për të zbatuar së bashku konsensusin e rëndësishëm të arritur nga liderët kryesorë të të dy partive dhe shteteve, si dhe për të nxitur bashkëpunimin praktik.